Suhayb Abdullah Hocalar
02 janar 2016•Përditësim: 02 janar 2016
NEW DELHI (AA) - Në sulmin e armatosur ndaj një bazë ajrore në qytetin Pathankot të krahinës Penxhab të Indisë, janë vrarë 7 persona. Në mesin e tyre tre janë ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Deri tek përleshja erdh kur një grup i armatosur hyri në një bazë ajrore në afërsi të kufirit me Pakistanit, ku mbetën të vrarë 3 ushtarë dhe 4 sulmuesi.
Sulmuesit kanë qenë me uniforma dhe ende nuk dihet numri i tyre. Pas këtij sulmi janë rritur masat e sigurisë në rajon.
Ministri i Punëve të Brendshme të vendit, Rajnath Singh tha se po përpiqen të mbajnë marrëdhënie të mira me Pakistanin.
"Po përpiqemi të mbajmë marrëdhënie të mira me Pakistanin, por do t'u japim përgjigje të duhur sulmeve terroriste", deklaroi ministri Singh pas vizitës së kryeministrit të Indisë Narenda Modi në Pakistan.