Esma Ben Said
29 shtator 2015•Përditësim: 29 shtator 2015
KINSHASA (AA) - Ministri i Ekonomisë në Republikën Demokratike të Kongos, Modeste Bahati njoftoi se në një sulm të ndërmarrë nga një autokolone e cila transportonte pagat e nëpunësve kanë humbur jetën 13 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Bahati në një deklaratë në televizion ka theksuar se autokolona e cila transportonte pagat e nëpunësve me një vlerë afërsisht prej 40 mijë dollarësh është sulmuar nga persona të armatosur në komunën Uvira të rajonit Kivu Jugore në lindje të vendit, dhe si pasojë kanë humbur jetën 13 persona, ku 11 prej tyre ushtarë.
Edhe Trust Merchant Bank (TMB) e cila është përgjegjëse për transportimin e fondeve në vend në një deklaratë ka theksuar se në sulm kanë humbur jetën 13 persona si dhe 4 të tjerë kanë shpëtuar.
Grupet e armatosura shpeshherë ndërmarrin sulme në lindje të vendit.