Meltem Uzun
30 shtator 2015•Përditësim: 30 shtator 2015
OKB (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë që të jetë konstruktive për rindërtimin e paqes në Siri e cila është shkatërruar nga lufta, raporton Anadolu Agency (AA).
Stoltenberg, duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York në një deklaratë për Associated Press ka pohuar se e ka pritur me kënaqësi planin e Rusisë i cili synon që aleanca të luftojë kundër militantëve të DAESH-it në Siri.
Stoltenberg gjithashtu ka theksuar se mbështetja ndaj regjimit të Bashar al Asadit nuk do të japë një kontribut konstruktiv në zgjidhjen politike.
Presidenti rus, Vladimir Putin në një fjalim të mbajtur një ditë më parë në Kombet e Bashkuara duke kërkuar se duhet ti jepet ndihmë Asadit, u shpreh shprehur se është një gabim i madh të mos shkohet në bashkëpunim me ushtrinë dhe qeverinë e Sirisë e cila po përballet me terrorizmin.