Ekip
30 shtator 2015•Përditësim: 30 shtator 2015
MOSKË (AA) - Këshilli Federal i Federatës Ruse ka aprovuar të martën vendimin për dërgimin e trupave në vendet e huaja, raporton Anadolu Agency (AA).
Dhoma e Lartë e Parlamentit Federal të Rusisë ka miratuar dërgimin e forcave të armatosura të vendit dhe vendosjen e tyre jashtë kufijve të Federatës Rusë, për të marrë pjesë në veprimet ushtarake.
Shefi i administratës së Kremlinit, Sergej Ivanov ka deklaruar sot në Moskë se ushtria ruse do të marrë pjesë në realizimin e sulmeve ajrore në Siri.