Elena Teslova
18 shtator 2015•Përditësim: 18 shtator 2015
MOSKË (AA) - Zëdhënësi i presidencës Ruse, Dmitri Peshkov tha se udhëheqësit e Rusisë do të diskutojnë dërgimin e mundshëm të trupave në Siri, nëse Damasku dërgon një kërkesë të tillë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Peskov deklaroi para gazetarëve se Rusia do të shqyrtojë dërgimin e mundshëm të trupave në Siri, nëse autoritetet e atjeshme kërkojnë ndihmën e Rusisë në luftën kundër terroristëve.
"Nëse autoritetet në Damask dërgojnë një kërkesë zyrtare që të angazhojmë trupat tona në luftën kundër DAESH-it, në kuadër të marrëdhënieve tona dypalëshe, ne do të flasim për këtë temë", ka konfirmuar Peskov.
Ministri i Jashtëm sirian, Valid Muallem më herët ka deklaruar se ka një mundësi që Damasku të kërkoj nga Rusia që të dërgojë trupa për të marrë pjesë në luftën kundër terrorizmit në Siri.