Andrew Jay Rosenbaum,Ekip
18 shtator 2015•Përditësim: 18 shtator 2015
LONDËR (AA) - Pasi i ka dorëzuar Sirisë sisteme kundër-ajrore dhe tanke, qeveria ruse është në negociata për ti dhënë asaj edhe nëndetëse si dhe aeroplanë luftarak, thonë ekspertët për Anadolu Agency (AA).
"Rusia është duke intensifikuar dërgesat për Sirinë" tha në intervistë për Anadolu Agency, Nikolai Kozhanov, një studiues i cili gjendet për vizitë në "Chatham House" në Londër.
"Rusia është e frikësuar shumë nga destabilizimi i Lindjes së Mesme, i cili destabilizim mund të përhapet nëse situata në Siri, fillon ti ngjajë asaj të Libisë së sotme." tha ai.
"Është e një rëndësie të veçantë për Rusinë ti dëshmojë botës se akoma është fuqi e madhe", thotë në intervistë për AA, Pieter Wezeman, një studiues i lartë në Institutin Ndërkombëtarë të Paqes në Stokholm.
"Për qeverinë ruse është e rëndësishme të përkrah regjimin e rrethuar të Assadit, edhe pse duhet të gjejë fonde që regjimi të mund të blejë armët". tha Wezeman.
Kozhanov dhe Wezeman, pajtohen se ka mungesë të azhurnimit të të dhënave dhe statistikave, për sa i përket dërgesës së armëve ruse për Sirinë. Botimi i indeksit të sigurisë nga ana e qendrës RIP nga Moska, ai vjeshtës së vitit 2013-të, tregon se vëllimi i armëve ruse për Sirinë për periudhën 2008-2011 kap vlerën prej 1.49 miliardë dollarë, dhe se i njëjti pritet të rritet në 2.24 miliardë dollarë në vitin 2015, nëse forca më të mëdha nuk prishin këto plane.