TEKSAS /IRVING (AA) – Adoleshenti Ahmed Mohammed i cili u arrestua në shtetin federal amerikan të Teksas-it sepse profesori i tij mendoi se ka bërë një bombë, ndërsa më vonë doli se ajo që kishte bërë ai kishte qenë një orë, për AA tregoi se si ka pasur frikë me rastin e arrestimit, por se tani më nuk ndjehet ashtu meqë mesazhe mbështetjeje i vijnë nga e gjithë bota. “Kisha frikë kur më arrestuan, por tani më nuk kam frikë sepse mesazhe mbështetëse mbërrijnë nga të gjitha anët e botës. Mendoj se pjesëtarët e forcave të sigurisë dhe shkolla në fakt kanë frikë nga unë”, tregoi Ahmed-i dhe shtoi se shpreson se një ditë racizmit do t’i jepet fund.
Ahmed-i shtoi se si ka dashur të thërras familjarët e tij në momentin kur u arrestua, mirëpo një gjë e tillë nuk iu lejua. “Më nuk dua të shkoj në shkollën MacArthur”.
Ai u shpreh se si presidenti amerikan Barack Obama e ftoi në Shtëpinë e Bardhë dhe se planifikon t’i përgjigjet kësaj ftese. Ky adoleshent tregoi se më nuk mendon të arsimohet në shkollën e deritanishme por se do të shkollohet “nga shtëpia”.
“Ata që ju flasin se nuk mund t’ia dilni mbanë, me sukses dëshmojnë se gabojnë. Mos lejoni që feja dhe ngjyra e lëkurës të jenë pengesë për këtë. Kjo nuk do t’më ndalë. Ora nuk është shpikja ime e parë , e sigurisht se s’do të jetë as e fundit”, porositi Mohammed-i.
Babai i tij Mohammed el Hasan Mohammed tha se biri i tij është shumë i suksesshëm dhe i mençur. Babai i Ahmed-it shtoi se si ky i ri kohën e tij e kalon duke bërë shpikje të ndryshme.
“Orën të cilën Ahmed-i e bëri në shtëpi ia dërgoi profesoreshës për t’u konsultuar me të. Por atë e pa një profesoreshë tjetër. Ndonëse Ahmedi tha se këtë mund ta bëjë pas mësimit, ajo e dërgoi në klasë. Gjatë orës së mësimit erdhi policia dhe e arrestoi. Është qesharake se një orë është dashur për të parë dallimin mes bombës dhe orës”, tha Mohammed-i dhe shtoi se si policia ka vepruar në mënyrë të paligjshme. Ai konsideron se pjesëtarët e sigurisë e kanë ditur protokollin mbi të cilin udhëzohen se nëse bëhet fjalë për mjet shpërthyes, shkolla doemos duhet evakuuar.
Por, sipas fjalëve të tij kjo nuk ka ndodhur sepse e kanë ditur se nuk bëhet fjalë për bombë, prandaj e kanë arrestuar për shkak të emrit të tij. Ai më tej u shpreh se si mbi birin e tij është ushtruar presion për të pranuar faktin se ka pasur bombë. Mohammed-i tregoi se ditën e nesërme Ahmedi nuk ka ngrenë dhe fjetur, meqë ishte frikësuar dhe dëshpëruar.
Ai tha se veprimi i presidentit Obama dhe mbështetja e njerëzve nga SHBA-të, por edhe nga mbarë bota, e kanë bërë këtë familje përskaj periudhës së vështirë, të ndjehet mirë. “Ky rrëfim ka ndikuar të gjithë, veçmas për shkak se bëhet fjalë për një fëmijë i cili padrejtësisht është akuzuar. Të gjithë ne kemi qenë fëmijë, por edhe pjesa më e madhe kanë fëmijë vet. Kjo është edhe arsyeja pse të gjithë identifikohen me Ahmed-in”, tha Mohammed-i dhe dëshiroi fundin e Islamofobisë.
- Babi i Ahmed-it dëshiron fundin e Islamofobisë-
"Dëshiroj që Ahmed-i të jetë fëmija i fundit që për shkak të emrit të konsiderohet si terrorist”, tha Mohammed-i duke shtuar se biri i tij vetëm ka dashur të ndihmojë njerëzit. Babai i tij tha se Ahmedi sigurisht se do ta vizitojë presidentin amerikan Obama, si dhe kanë lidhur kontakte me njerëzit e NASA-së. Ahmed-in për vizitë e ka ftuar edhe kreu i Kombeve të Bashkuara. Pjesëtarët e familjes së tij iu kanë bashkangjitur protestave që janë mbajtur para shkollës së mesme MacArthur.
Presidenti amerikan në profilin e tij Twitter shkroi se: “Ahmed, orë e bukur. Dëshiron ta sjellësh në Shtëpinë e Bardhë? Ne duhet t’i inkurajojmë fëmijët për ta dashur më shumë shkencën. Kjo është ajo që e bën Amerikën të madhe”. Ahmed-i gjatë muajit të ardhshëm së bashku me shkencëtarët e tjerë është ftuar të marrë pjesë në një pritje në Shtëpinë e Bardhë.
Mark Zukerberg, themelues i rrjetit social Facebook po ashtu lavdëroi punën e Ahmed-it përmes “ftesës” që t’i bashkëngjitet Facebook-ut.“Ahmed, nëse ndonjëherë vjen në Facebook, do të doja të të shoh. Vazhdo të veprosh”, shkroi Zucerberg.
Shkencëtari i NASA-së dhe inxhinier i sondës që ka zbarkuar në Hënë, Bobak Ferdoësi shkroi: “Ej Ahmed, më thirr pas disa vitesh. Gjithmonë na nevojiten njerëz të mençur, kureshtar dhe kreativ”. Pas zhvillimeve të ngjarjeve me Ahmed-in, drejtoria e shkollës vendosi ta pezullojë atë për tre ditë.
news_share_descriptionsubscription_contact
