Gamze Türkoğlu Oğuz
15 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
LAREDO (AA) - Si pasojë e përmbysjes së një autobusi të pasagjerëve në shtetin federal amerikan Teksas, humbën jetën 8 persona, ndërsa 44 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Conrad Hein nga Zyra e Sigurisë Publike të Teksasit, deklaroi se në aksidentin 75 kilometra nga Laredo humbën jetën 8 persona nga të cilët 7 në vendngjarje dhe 44 persona të plagosur janë dërguar në spitale të ndryshme.
Theksohet se autobusi i kompanisë OGA Charters ishte nisur për në kazinon në Eagle pass ndërsa aksidenti është shkaktuar nga gabimi i shoferit.