Ekip
31 korrik 2016•Përditësim: 01 gusht 2016
AUSTIN (AA) - Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën sot në qendër të qytetit Austin në shtetin federal amerikan të Teksasit, kur ka ardhur deri tek të shtënat e ndara në dy lokacione, thanë autoritetet, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia në Austin nëpërmjet Facebook-ut dhe Twitter-it tha se në ora 02:30 në mëngjes ka patur të shtëna të ndara në dy lokacione në të njëjtën lagje të qytetit dhe se dyshohet për disa viktima. Më vonë u bë e ditur se lokacioni ku ndodhi incidenti është i sigurtë.