Umur Koçak Semiz
17 shkurt 2016•Përditësim: 17 shkurt 2016
HUNTSVILLE (AA) – I dënuari Gustavo Garcia (43) është ekzekutuar me injeksion helmues për shkak të vrasjes së bërë para 25 viteve në Teksas, raporton Anadolu Agency (AA).
Garcia gjatë një plaçkitje vrau një person. I është injektuar doza vdekjeprurëse e pentobarbitalit dhe pas 16 minutave ka vdekur.
Garcia në dhjetor të vitit 1990 në Dallas gjatë plaçkitjes ka vrarë punëtorin 43 vjeçarë Craig Turski, duke e qëlluar me armë në kokë dhe stomak.
Avokatët e Garcias ankimuan vendimin për ekzekutim, por u refuzua. Garcia që nga fillimi i vitit është i dënuari i tretë që ekzekutohet në Teksas.