Kemal Zorlak
18 shkurt 2016•Përditësim: 18 shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1898 – Ka lindur Enzo Ferrari, garuesi italian i automobilave të shpejtë dhe themelues i markës së automobilave me emër të njëjtë.
Në vitin 1901 – Winston Churchill mbajti fjalimin e tij të parë në Dhomën e Poshtme të Parlamentit britanik.
Në vitin 1911 – Piloti nëntëdhjetë vjeçarë Henri Pequet me avion nga Allahabad, atëherë India britanike, transportoi 6.500 letra në Nainin e distancuar 10 kilometërsh që ishte rasti i parë i shfrytëzimit të avionit për transport të sendeve postare.
Në vitin 1929 – Për herë të parë u paralajmëruan çmimet e Akademisë Amerikane Artit të Filmit dhe Shkencave, njohur si Oscar.
Në vitin 1930 – Astronomi amerikan Clyde Tombaugh zbuloi planetin e nëntë të Sistemit Diellor, Plutonin.
Në vitin 1979 – Në pjesën algjeriane të Saharës ka rënë borë, që është rasti i parë i shënuar deri tani.
Në vitin 2002 – Para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë filloi procedura dëshmuese kundër Sllobodan Millosheviçit për akuzat për krime të bëra në Kosovë.
Në vitin 2008 - Afganistani bëhet shteti i parë që njeh pavarësinë e Kosovës.