Kemal Zorlak
27 Janar 2016•Përditësim: 28 Janar 2016
SARAJEVË (AA) – Në mesin e ngjarjeve që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1756 – Ka lindur kompozitori austriak Wolfgang Amadeus Mozart, njëri nga krijuesit më gjenial të muzikës në histori. Ishte “fëmija mrekulli”, në moshën gjashtë vjeçare shkroi kompozimin e parë, tetë vjeç shkroi sonatë, ndërsa në moshën 12 vjeç operën me titull “Mashtrimi i thjeshtë”. Shkroi rreth 600 vepra.
Në vitin 1832 – Ka lindur shkrimtari dhe matematicienti anglez, Lewis Carrol. Vepra e tij më e njohur është “Lliza në botën e çudirave”.
Në vitin 1901 – Ka vdekur kompozitori Italian Giuseppe Verdi, njëri nga krijuesit më të shquar të shekullit të 19-të.
Në vitin 1944 – Komandanti i Frontit të Leningradit, gjenerali Leonid Govorov shpalli se Armata Sovjetike ka mposhtur gjermanët dhe tërësisht ka çliruar Leningradin. Tre milionë banorë të këtij qyteti kanë qenë të bllokuar nga shtatori i vitit 1941.
Në vitin 1945 – Njësitet sovjetike sulmuan dhe pësuan humbje të konsiderueshme duke çliruar Auschwitz, kampin më të madh të përqendrimit nazist në Luftën e Dytë Botërore.
Në vitin 1984 – Këngëtari i muzikës pop, Michael Jackson, pëson djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në lëkurën e kokës, gjatë xhirimit të një reklame për kompaninë e pijeve “Pepsi”.
Në vitin 1996 – Në Niger përmes grusht shtetit përmbyset presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike Mahamane Usman.