Benjamin Tavener
22 shtator 2015•Përditësim: 22 shtator 2015
SAO PAULO (AA) - Autoritetet braziliane kanë njoftuar se programi i veçantë i vizave për shtetasit sirianë do të zgjatet edhe për një periudhë dy vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komiteti Kombëtar i Brazilit për Refugjatët dje ka rikujtuar se programi i vizave për shtetasit e Sirisë hyri në fuqi në vitin 2013.
Para futjes së lehtësimit të vizave me program të veçantë, sirianët ishin të detyruar të plotësojnë të njëjtat kushte për marrjen e vizës si shtetasit e vendeve të tjera duke përfshirë edhe provat e punësimit të qëndrueshëm dhe biletës kthyese.
Azilkërkuesit nga Siria tani vetëm duhet të paraqesin një provë se janë shtetas të Sirisë e cila është e përfshirë nga lufta.
Programi aktual i vizave për shtetasit sirian do të vazhdojë deri në shtator 2017.
Beto Vasconcelos, kryetari i Komitetit Kombëtar për Refugjatët, ka deklaruar se ky vendim do të "ndihmojë procesin me të lehtë të marrjes së vizave për shtetasit sirian".
Nga shtatori 2013, Brazili kishte dhënë viza për 7.752 shtetas sirianë të cilët kanë përmbushur kushte të nevojshme.
Presidentja e Brazilit, Dilma Roussef ditë më parë kishte deklaruar se vendi i saj do t'i presë "duar hapur" refugjatët.