Suhayb Abdullah Hocalar,Bedrudin Brlyavac
03 nëntor 2015•Përditësim: 03 nëntor 2015
NEW DELHI (AA) – Shoferi i shërbimit të taksive Uber, Siv Kumar Yadav u dënua me burg të përjetshëm për përdhunimin e udhëtares 25 vjeçare gjatë vitit të kaluar në New Delhi në Indi, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykatësi Kaveri Baweja e shpalli fajtor për përdhunim, kërcënim, rrëmbim dhe kërcënim të jetës së gruas.
Kujtojmë se, në dhjetor të vitit të kaluar Shiv Kumar Yadav seksualisht ka abuzuar gruan 25 vjeçare, drejtoreshë financiare e cila porositi një taksi duke përdorur aplikacionin celular të shërbimit Uber.
Pas kësaj ngjarjeje u ndalua shërbimi Uber në New Delhi. Megjithatë, ndalesa u hoq në korrik të këtij viti.