Suhayb Abdullah Hocalar
07 nëntor 2015•Përditësim: 08 nëntor 2015
SRINAGAR (AA) - Kryeministri i Indisë Narendra Modi njoftoi se kanë përgatitur një paketë mbështetjeje prej 12 milionë dollarësh për zhvillimin dhe pasurimin e shtetit Xhammu-Kashmir, raporton Anadolu Agency (AA).
Modi i cili pas zgjedhjes për kryeministër të Indisë e vizitoi për herë të dytë Xhammu-Kashmir-in. Në tubimin që e organizoi në qytetin Srinagar iu drejtua popullit. Në fjalimin e tij ai theksoi se do ti eliminojnë problemet ekonomike të vendit dhe se kanë përgatitur një paketë mbështetjeje prej 12 milionë dollarësh.
Ai tha se me paketën kanë për qëllim të përmirësojnë gjendjen e banorëve të Xhammu-Kashmir-it të cilët në vitin 2014 pësuan përmbytje. Sipas tij, duke e rritur kapacitetin turistik të këtij shteti do ta përmirësojnë punësimin dhe infrastrukturën.
Modi deklaroi se: "Pa Kashmirin India është e pamjaftueshme", tha se kanë dëshirë që Kashmiri të bëhet një shtet modern.