Ekip
07 Prill 2016•Përditësim: 07 Prill 2016
ATHINË (AA) - Punonjësit e sektorit publik në Greqi bojkotuan punën e tyre dhe filluan një grevë 24-orëshe në shenjë proteste për reformën e sigurimeve sociale e cila është kërkuar si pjesë e pakos së tretë të ndihmës ndërkombëtare për Greqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Me këtë rast, janë pezulluar fluturimet, janë mbyllur shkollat dhe transmetuesit publik nuk emitojnë programet e lajmeve.
Kontrolluesit e fluturimeve të enjten iu bashkuan grevës dhe shkaktuan mbylljen e aeroportit ndërkombëtar në Athinë, me çka detyruan komanitë ajrore që të anulojnë të gjitha fluturimet.
Spitalet publike dhe ambulancat punojnë vetëm në rast emergjence, ndërsa inxhinierët, avokatët dhe gazetarët janë në grevë të plotë.