Hasan Esen
08 Mars 2016•Përditësim: 08 Mars 2016
BRUKSEL (AA) - Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së njoftuan se fluksi i parregullt i migrantëve nëpër rrugët e Ballkanit Perëndimor tashmë ka marrë fund, raporton Anadolu Agency (AA).
Liderët e BE-së në Samitin BE-Turqi karahas paketës së propozuar nga Turqia kanë diskutuat edhe çështjet e tjera në lidhje me krizën e refugjatëve. Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së të cilët mes tyre kanë mbajtur edhe një takim tjetër pas Samitit në një deklaratë të përbashkët kanë njoftuar vendimet e marra për këto çështje.
Sipas kësaj mësohet se është marrë vendimi për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Schengen-it. Liderët të cilët kanë rënë dakord për përfundimin e qasjes që refugjatët të dërgohen nga një vend në tjetrin në një deklaratë të përbashkët thuhet se "fluksi i parregullt i migrantëve përgjatë rrugës në Ballkanin Perëndimor tani ka marrë fund".