Ekip
08 Mars 2016•Përditësim: 09 Mars 2016
CAPE TOWN (AA) - Përkundër rangimit e 17-ta, në Forumin Ekonomik Botëror 2015, raporti për indeksin e dallimit gjinor flet se Afrika e Jugut ka akoma për të bërë në drejtim të uljes së dhunës ndaj grave, raporton Anadolu Agency (AA).
“Këshilli për Hulumtime Mjekësore në Afrikën e Jugut vlerëson se çdo e dyta grua përballet me ndonjë formë të keqtrajtimit gjatë jetës së saj”, deklaroi për AA menaxheri i Institutit për Zhvillim të Gruas “Nisaa” Sima Diar.
Në bazë të përllogaritjes, i bie që në shtetin me 51 përqind femra, rreth 14 mijë e 35 prej tyre të jenë përballur me ndonjë keqtrajtim gjatë jetës.