Ekip
12 Tetor 2016•Përditësim: 12 Tetor 2016
JOHANNESBURG (AA) - Njëri prej universiteteve më të mira të Afrikës së Jugut, Witwatersrand u kaplua të hënën nga dhuna duke detyruar policinë të përdorë gaz lotsjellës, plumba gome dhe pompa uji për të shpëndarë studentët të cilët gjuanin me gurë në drejtim të policisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestat shpërthyen në vazhdën e pakënaqësisë së studentëve nga tarifat e shkollimit, pasi siç thonë ata, shumë studentë me ngjyrë janë janë privuar nga mundësia për të studiuar, pas më shumë se dy dekadave prej përfundimit të Aparteidit.
Të paktën 27 studentë u arrestuan të hënën anembanë vendit, ndërkohë që dy policë mbetën të plagosur pasi u qëlluan me gurë.
Universiteti u rihap të hënën pas protestave të dhunshme më herët, pasi zyrtarët e tij paralajmëruan se i tërë vitit akademik do të mund të anulohet në qoftë se nuk rifillon procesi arsimor.
Universitetet në të gjithë Afrikën e Jugut janë të prekura nga protestat nga studentët që kërkojnë arsim falas.