Betül Yürük
25 shtator 2015•Përditësim: 25 shtator 2015
GJENEVË (AA) - Koordinatori Rajonal për Refugjatët i Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut i Komisionerit të Lartë për Refugjatë në Kombet e Bashkuara (OKB), Amin Awad duke paralajmëruar se numri i refugjatëve që duan të mbërrijnë në Europë do të rritet edhe më tej, ka pohuar se "kjo mund të jetë pjesa e dukshme e ajsbergut", raporton Anadolu Agency (AA).
Awad duke folur në një konferencë për shtyp të mbajtur në zyrën e OKB në Gjenevë tha se "njerëzit e pashpresë" pas luftës e cila vazhdon prej më shumë se 5 vitesh do të vazhdojnë të udhëtojnë drejt Evropës.
Ai duke përdorur shprehjen se "kjo mund të jetë pjesa e dukshme e ajsbergut", u shpreh se është pritur me kënaqësi ndihma prej 1 miliardë dollarë e BE-së për institucionet e OKB-së.
- Thirrje nga UNICEF për 14 milionë dollarë ndihmë-
Edhe zëdhënësja e UNICEF-it, Sarah Crowe, duke tërhequr vëmendjen se që nga fillimi i vitit 2015 e deri tani nga çdo katër refugjatë që mbërrijnë në Europë 1 prej tyre është fëmijë, ka njoftuar se ata bëjnë thirrje për 14 milionë dollarë ndihma.
Crowe tha gjithashtu se: "Gjatë muajve janar-korrik, 133 mijë fëmijë kanë kryer aplikim për azil në Evropë, e cila nënkupton se në muaj ka një mesatare me 19 mijë fëmijë në muaj".
Ndërsa përfaqësuesja e UNICEF-it për Kroacinë, Valentina Otmacic duke u lidhur me telekonferencë ka theksuar se fëmijët po përballen me kushte shumë të vështira.
Otmacici ka vënë në dukje se që nga mbrëmja e djeshme në kampin transit Opatovac të refugjatëve në Kroaci i cili ka një kapacitet prej 5 mijë personash kanë ardhur 8 mijë e 500 refugjatë. Ajo ka tërhequr vëmendjen se minat në kufirin Kroaci-Serbi të mbetura që nga periudha e luftës e ish-Jugosllavisë përbëjnë rrezik për refugjatët.
Otmacici ka pohuar ndër të tjera se: "Ende ka mbetje të minave, por deri tani nuk ka ndodhur asnjë gjë dhe autoritetet kroate vendosin autobusë për kalimin transit të refugjatëve.