Hasan Esen
21 tetor 2015•Përditësim: 21 tetor 2015
BRUKSEL (AA) - Vendet e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit në një samit të ri që do të mbahet këtë fundjavë do të diskutojnë krizën e refugjatëve. Pritet që në takim të merren "vendime operacionale që do të vihen në zbatim menjëherë", raporton Anadolu Agency (AA).
Europa kërkon zgjidhje për krizën e refugjatëve. Pas samitit të liderëve të mbajtur javën e kaluar këtë herë do të mbahet një takim tjetër ku do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të Ballkanit. Samiti pas thirjes së bërë nga Presidenti i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker, do të mbahet me 25 tetor. Juncker në thirrjen e tij ka theksuar se me vendet e Ballkanit në çështjen e krizës së refugjatëve duhet më shumë bashkëpunim, një solidarizim më të gjerë dhe veprime urgjente operacionale.
- "Vendimet do të vendosen menjëherë në zbatim"
Njoftohet gjithashtu se edhe qëllimi i samitit ku do të diskutohet rrjedha e refugjatëve që vërehen përgjatë Ballkanit Perëndimorë do të jetë për të "arritur në rezultate operacionale të përbashkëta të cilat do të vendosen menjëherë në zbatim".
Në Samitin ku do të marrin pjesë kryetarët e shteteve dhe qeverive nga Gjermania, Austria, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Maqedonia, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Greqia gjtihashtu do të jenë të pranishëm edhe Zyra Europiane për Mbështetjen e Azilantëve (EASO), si dhe Agjencia e Kufijve të BE-së (Frontex). Gjtihashtu në Samit është ftuar edhe Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët.
- Të paktën 613 mijë refugjatë kanë hyrë në Europë
Sipas të dhënave të Frontex këtë vit në vendet Europiane kanë hyrë 710 mijë refugjatë, ndërsa sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim theksohet se kanë hyrë të paktën 613 mijë refugjatë.