Abdulselam Durdak
08 Mars 2016•Përditësim: 08 Mars 2016
FRANKFURT (AA) – Kompania gjermane Bayerische Motoren Werke (BMW) të hënën kremtoi 100 vjetorin e themelimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Me këtë rast, dje në orën 14:00 u ndalën të gjitha linjat e prodhimit në 30 fabrika të një nga prodhuesit më të mëdhenj të automobilave në botë, që të punësuarit të mund të përcjellnin kremtimin e 100 vjetorit të themelimit të BMW më 7 mars të vitit 1916. Me mbi 2.000 mysafirë nga Gjermania dhe mbarë bota ky event u mbajt në Mynih.
BMW ka 116.000 të punësuar nga mbarë bota, ndërsa fabrika më e madhe e kësaj kompanie gjendet në Amerikë.