Almir Terzic
09 Dhjetor 2016•Përditësim: 09 Dhjetor 2016
SARAJEVË (AA) - Në vitin e ardhshëm, Bashkimi Evropian (BE) do të zbatojë masat për monitorimin e strategjisë së re globale të BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, e cila nisi në qershor të vitit 2016 në të cilën ne jemi të angazhuar për të inkurajuar respektimin e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë BE-së, tha Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini në emër të BE-së me rastin e të Ditës së të drejtave të njeriut, e cila shënohet më 10 dhjetor, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo, tha ajo, do të thotë sigurimin e nivelit më të lartë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut për emigrantët dhe refugjatët në të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga BE-ja në fushën e migrimit dhe zhvillimit.
"Gjithashtu ne do të vlerësojmë progresin e planit tonë ambicioz të Veprimit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci për periudhën nga 2015 deri në 2019. Poashtu, ne përsëri do të angazhohemi në luftën kundër torturës dhe keqtrajtimit dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me rishikimin e udhëzimeve të BE-së dhe për të forcuar më tej ndikimin e politikave tona në atë zonë", tha Mogherini.