Ekip
09 Dhjetor 2016•Përditësim: 09 Dhjetor 2016
YANGON (AA) - Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje ushtrisë së Mijanmarit që të shmang përdorimin e tepruar të forcës në shtetin e trazuar Rakhine që të menjanohen humbjet e mëtejshme të jetëve të pafajshme. Shqetësimet vazhdojë të rriten në lidhje me trajtimin e popullsisë muslimane Rohingya të zonës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e lëshuar të enjten vonë nga Këshilltari special i OKB-së Vijay Nambiar, deri te Sekretari i Përgjithshëm i Mijanmarit, potencohet se OKB është "seriozisht e shqetësuar" nga zhvillimet e situatës në në pjesët veriore të Rakhine, në të cilën diku nga 74 deri në 400 muslimanë Rohingya janë vrarë kohët e fundit dhe rreth 30.000 janë detyruar që të zhvendosen.
Që nga 9 tetori, ushtarët janë akuzuar për vrasjen e Rohingyave të pafajshëm dhe për shkelje tjera të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë sulmet seksuale, gjatë operacioneve të spastrimit, pasi persona të armatosur sulmuan tre stacione të policisë në qarkun Maungdaw të Rakhines pranë kufirit perëndimor me Bangladeshin.
"OKB-ja u ka bërë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me sundimin e ligjit, në përputhje me normat ndërkombëtare të sjelljes, dhe të bëjnë kujdes duke iu shmangur reagimeve disproporcionale që mund të shkaktojnë dhunë ndaj civilëve, humbje të jetëve të pafajshme, apo të dëmtojnë pronën e popullatës lokale", tha Nambiar.