Betül Yürük
29 shtator 2015•Përditësim: 29 shtator 2015
GJENEVË (AA) - Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Izraelit që të anulojë lejen e dhënë për ushtarët e tij, që ka të bëjë me hapjen e zjarrit mbi palestinezët, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Rupert Colville në konferencën për mediat në Zyrën e OKB-së në Gjenevë shprehu shqetësim në lidhje me akuzat se forcat izraelite të sigurisë kanë përdorur forcë të tepruar ndaj demonstruesve palestinezë në Jerusalemin Lindor dhe në Betlehem. Ai gjithashtu shprehu shqetësim në lidhje me konfliktin në Jerusalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor sepse Izraeli ndaloi hyrjen në Al-Aksa.
Colville i bëri thirrje qeverisë izraelite që të tërheqë vendimin i cili u lejon ushtarëve izraelitë të hapin zjarr mbi palestinezët.
Përleshjet që filluan në kohën kur hebrenjtë shënuan Sukkot-in (festën e Kasolleve), që mund të zgjasin për një javë të tërë.
Sipas një deklarate të mëparshme të ushtrisë izraelite, muslimanët më të rinj se 50 vjeç nuk mund të hynë në Al-Aksa për të kryer lutjen. Me sa duket policia izraelite këtë vendim e ka marrë pasi të rinjtë palestinezë gjuajtën me gurë forcat e sigurisë.