Agim Sulaj
18 Dhjetor 2021•Përditësim: 19 Dhjetor 2021
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), ka bërë të ditur se një person infektuar me koronavirus ka vdekur, ndërsa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 2.989, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 12 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.258.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.679 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.348.716 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 13 raste të reja të cilët janë shëruar nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.954, ndërsa numri i rasteve aktive është 315.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës. Deri më sot 776.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.