Sibel Vezaj
11 Maj 2017•Përditësim: 11 Maj 2017
PRISHTINË (AA) - Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani sot filloi vizitën e tij zyrtare në Kosovë, me ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti në largim i Shqipërisë Bujar Nishani, i ftuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot filloi vizitën e tij zyrtare në Kosovë. Me këtë rast, në sheshin “Ibrahim Rugova” Nishanit iu bë një pritje ceremoniale nga Garda e Nderit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Pas kësaj Nishani dhe Thaçi po zhvillojnë një takim në kabinetin e Presidentit të Kosovës, pas të cilit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.