Emin Avundukluoğlu
09 Qershor 2016•Përditësim: 09 Qershor 2016
ANKARA (AA) – Dy terroristë të PKK-së janë vrarë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë në provincën lindore Agri të Turqisë, bënë të ditur burimet turke të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimit, i cili foli për AA në kushte anonimiteti, forcat turke të sigurisë vranë terroristët gjatë një operacioni në një zonë rurale të rrethit Dogubajazit.
Burimi shtoi se forcat e sigurisë konfiskuan një pushkë snajper, një pushkë kallashnikov dhe 60 granata gjatë operacionit.
PKK-ja e cila është në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-ve dhe BE-së, rifilloi fushatën e saj të armatosur 30 vjeçare kundër shtetit të Turqisë në korrik të vitit 2015.
Që atëherë rreth 500 pjesëtarë të sigurisë, duke përfshirë ushtarë, policë dhe roje fshati kanë rënë dëshmorë, ndërsa mbi 4.900 terroristë të PKK-së janë vrarë gjatë operacioneve në mbarë Turqinë dhe në veri të Irakut.