Mümin Altaş
09 Qershor 2016•Përditësim: 09 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden ka telefonuar Kryeministrin turk, Binali Yıldırım duke i përcjellë mesazhe ngushëllimi dhe solidarizimi për shkak të sulmeve terroriste. Ai gjithashtu e ka uruar edhe për detyrën e kryeministrit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për shtyp nga Kryeministria e Turqisë theksohet se Yıldırım ka zhvilluar një bisedë telefonike me Biden ditën e djeshme.
Yıldırım pasi i ka shprehur zv.presidentit amerikan falënderimet e tij, ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të afërt të Turqisë dhe SHBA-së si dy aleatë në luftën kundër të gjithë organizatave terroriste kryesisht PKK-së dhe DAESH-it.
Në bisedë gjithashtu është diskutuar edhe procesi i negociatave për Qipron, ku dhe kanë konfirmuar mbështetjen që Turqia me SHBA-në i japin këtyre bisedimeve.