Serdar Açıl,Selahattin Erol
09 Qershor 2016•Përditësim: 09 Qershor 2016
MARDIN (AA) – Ka ndërruar jetë një polic i plagosur rëndë në sulmin e djeshëm terrorist mbi Drejtorinë policore në provincën Mardin të Turqisë, duke e çuar në gjashtë numrin e të vdekurve, raporton Anadolu Agency (AA).
Terroristët e PKK-së të mërkurën kryen një sulm me autobombë mbi ndërtesën policore në qarkun Midyat.
Mëngjesin e sotëm në spitalin ushtarak në Diyarbakir ndërroi jetë një polic që paraqet viktimën e gjashtë të sulmit të djeshëm.
Në shpërthimin e fuqishëm të automjetit në të cilin terroristët e PKK-së aktivizuan mbi 500 kilogram eksploziv humbën jetën tre policë dhe tre civilë ndërsa janë plagosur gjithsej 51 persona nga të cilët 23 civilë kryesisht fëmijë.
Në mesin e tre policëve të vrarë dy janë femra, ndërkohë që njëra nga to ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë.