Zülfiya Yakup
13 Nëntor 2015•Përditësim: 14 Nëntor 2015
PRISHTINË (AA) – Ndeshja miqësore në futboll mes kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë ka përfunduar me rezultatin barazim 2 me 2, e cila u luajt në stadiumin e tejmbushur në Prishtinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja u zhvillua para 17 mijë tifozëve nga Kosova dhe Shqipëria, në një atmosferë solemne me zhurmë të vuvuzeleve dhe me flamuj shqiptar kuq e zi.
Ndeshja, e cila u organizua për nder të kombëtares së Shqipërisë, e cila arriti sukses historik duke u kualifikuar për në “EURO 2016”, u zhvillua ashtu edhe siç pritej në atmosferë vëllazërore.
Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë të miqësores. Shqipëria në minutën e 54-të kaloi në epërsi me golin e Rey Manajt, ndërsa Kosova barazoi në minutën e 58-të me golin e Bersant Celina të shënuar nga penaltia. Më pas Kosova kryesoi më rezultat 2:1 përmes Elbasan Rashanit në minutën e 69-të, dhe rezultatin përfundimtar 2 me 2 e vendos prishtinasi, Amir Rrahmani, reprezentues i Shqipërisë në minutën e 72-të. Në fillim të ndeshjes u intonua vetëm himni i Shqipërisë, jo edhe i Kosovës.