Doğa Kırmızıoğlu
22 Korrik 2020•Përditësim: 22 Korrik 2020
Lojtari i kombëtares së Francës në futboll, Kylian Mbappe, për të cilin janë të interesuar shumë klube, konfirmoi se sezonin e ardhshëm do të qëndrojë në Paris Saint Germanin (PSG), transmeton Anadolu Agency (AA).
"Kontrata ime me klubin zgjat deri në vitin 2022. Në këtë sezon të veçantë në të cilin PSG feston 50 vjetorin e tij, do të vazhdoj të luaj për PSG-në", tha Mbappe në një prononcim për Bein Sports.
Eksperti gjerman i futbollit dhe trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel tha se të punosh me Mbappe-n është një dhuratë për çdo trajner.
"Kontrata e tij nuk ka skaduar ende, ne nuk jemi të gatshëm ta shesim. Ai është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm, kyç për ne", tha Tuchel.
Ai mohoi problemet e pretenduara midis Mbappe-s dhe shokut të tij të skuadrës, futbollistit brazilian Neymar.
"Komunikimi mes tij dhe Neymar-it është i shkëlqyeshëm. Ai i bën të lumtur të gjithë në këtë ekip dhe i japin shumë forcë PSG-së", tha Tuchel.
Mbappe për PSG-në ka luajtur 120 ndeshje dhe ka shënuar 90 gola.