Sport

PSG prezanton lojtarin Kylian Mbappe

Mbappe, 18 vjeç, i është bashkuar PSG-së nga Monako në një marrëveshje huazimi, ndërsa blerja e përhershme është dakorduar të bëhet verën e ardhshme për një shumë prej 180 milionë euro plus shpërblimet

Ekip   | 06.09.2017
PSG prezanton lojtarin Kylian Mbappe

Paris

PARIS (AA) - PARIS – Klubi futbollistik Paris Saint-German ka prezantuar zyrtarisht të mërkurën lojtarin e ri Kylian Mbappe, i cili në kryeqendrën franceze mbërriti i huazuar nga Monako, ndërkohë që sipas marrëveshjes së PSG-së dhe Monakos, blerja do të bëhet verën e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konferencën për mediat, Mbape tha se është i lumtur nga shansi që i është dhënë të luaj krah për krah me yllin Neymar, por vendimtare për kalimin e tij në Paris, tha se kanë qenë ambiciet e PSG-së për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Mbappe, 18 vjeç, i është bashkuar PSG-së nga Monako në një marrëveshje huazimi, ndërsa blerja e përhershme është dakorduar të bëhet verën e ardhshme për një shumë prej 180 milionë euro plus shpërblimet.

Gjatë prezantimit të tij në Parkun e Princave, sulmuesi nga periferia e Parisit, Bondy tha se që nga fëmijëria është një tifoz i PSG-së, për të cilin u shpreh i bindur se do të triumfojë në garën më elitare të klubeve evropiane.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın