Fatma Esma Arslan
09 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
PARIS (AA) - Futbollisti i ekipit të Paris Saint-Germain (PSG) në ligën e parë franceze Zlatan Ibrahimoviç zgjidhet në Francë si "futbollisti më i mirë i vitit", raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesi suedez Ibrahimoviç u nderua nga Shoqata Kombëtare e Futbollistëve Profesionale me çmimin "futbollisti më i mirë në Ligue 1".
Ndërsa trajneri i PSG, Laurent Blanc, është zgjedhur "trajneri më i mirë i vitit", si dhe futbollisti më i mirë francez që luan jashtë vendit u zgjodh futbollisti Antoine Griezmann që luan tek Atletico Madrid.