Mutlu Demirtaştan
17 shkurt 2016•Përditësim: 18 shkurt 2016
STAMBOLL (AA) - Klubi futbollistik i Super Ligës Kineze Hebei China Fortune e transferoi sulmuesin argjentinas të klubit frances Paris Saint-Germanin (PSG) Ezequiel Lavezzi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e klubit Hebei China Fortune njoftohet se është nënshkruar kontratë 2 vjeçare me futbollistin 30 vjeçar Lavezzi kontrata e të cilit përfundon në fund të këtij sezoni.
Në lajmin e gazetës L'Equipe të Francës, nga ky transferim PSG ka fituar 6 milionë euro ndërsa Lavezzi në klubin e ri do të fitojë rreth 15 milionë euro në vit.