Murat Ünlü
30 Maj 2016•Përditësim: 30 Maj 2016
PARIS (AA) - Mbrojtësi i kampionit francez të Paris Saint Germain (PSG) Serge Aurier u ndalua për fyerje të policit gjatë daljes nga një klub nate në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).
Aurier, i cili është lojtar i kombëtares së Bregut të Fildishtë dhe që ka shtetësi franceze, kishte vizituar një klub nate në avenynë Jelise të Parisit (Champs-Elysées). Duke u larguar nga një klub nate në orët e hershme, Aurier ka fyer policët francezë dhe pati një grindje të vogël për çka edhe u arrestua.