Doga Kirmizioglu
10 Shtator 2016•Përditësim: 10 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Ekipi i Ligës së Parë franceze (Ligue 1), Paris Saint-Germain (PSG) përjeton probleme ekonomike me ish-futbollistin Zlatan Ibrahimovic, raporton Anadolu Agency (AA).
Në lajmet e shtypit suedez, theksohet se Ibrahimoviç të cilit pasi i mbaroi marrëveshja e tij sezonin e kaluar u transferua në Manchester United, ka ende për të marrë nga PSG-ja.
Ndërsa në deklaratën e bërë nga PSG, theksohet se për golashënuesin suedez pavarësisht se gjatë 4 sezoneve rroga e tij është paguar plotësisht, pagesa ekstra të cilën e meriton pas përfundimit të marrëveshjes së tij nuk i është paguar.
Në deklaratë u theksua se kjo ka ndodhur për shkak se Ibrahimoviç ende nuk e ka dërguar një dokument të cilën duhet ta dërgojë tek klubi. Pritet që palët të takohen në ditët e ardhshme dhe të arrijnë marrëveshje.