Mutlu Demirtaştan
13 Shtator 2016•Përditësim: 13 Shtator 2016
STAMBOLL (AA) - Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) nesër do të mbajë Kongresin e 12-të ku do vendoset për zgjedhjen e presidentit të saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kongresin i cili do të nisë në orën 10.00 në hotelin Grand Resort Lagonissi në Athinë të Greqisë për presidencën e UEFA-s do të garojnë presidenti i Federatës Sllovene të Futbollit Aleksandar Çeferin dhe presidenti i Federatës Holandeze të Futbollit, Michael van Praag.
Në zgjedhjen e presidentit do të votojnë përfaqësues të federatave të 55 vendeve anëtare të UEFA-s. Nëse një prej kandidatëve merr më shumë se gjysmën e votave në raundin e parë ai do të zgjidhet president, dhe nëse kjo nuk arrihet atëherë fituesi do të jetë personi i cili merr më shumë vota në raundin e dytë.
Në kogresin ku do të përcaktohet edhe anëtarja femër e Këshillit të FIFA-s, me lejen e marrë nga Komiteti Etik i FIFA-s do të marrë pjesë edhe ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini i cili është dënuar me largimin nga aktivitetet e futbollit për 4 vite.
Poashtu u bë e ditur se presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Angel Maria Villar javën e kaluar njoftoi tërheqjen nga kandidimi për president të UEFA-s.