Bakir Tiro
06 Korrik 2017•Përditësim: 07 Korrik 2017
NYON (AA) – Flamurtari i Vlorës në fazën e grupeve të kupës së UEFA-së në futsal do të garojë në grupin "E" së bashku me ekipet Mostar SG (Bosnjë e Hercegovinë), Narva United (Estoni) dhe Aranvutkoy Belediye Spor (Turqi), raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet e grupit "E" do të luhen në sistemin e garës në grupe në Mostar nga 22 deri më 27 gusht i këtij viti. Fituesi do të kualifikohet në raundin e radhës të garës eliminatore e cila mbahet nën patronazhin e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).
Pra, nëse Flamurtari siguron vendin e parë në raundin preliminar, në tjetrin për kundërshtar do të ketë ekipin Deva (Rumani, organizator i turneut), Araz Naxcivan (Azerbajxhan), si dhe fituesin e grupit "F", ku do të garojnë Anorthosis Famagusta (Qipro), Classic Chisinau (Moldavi), Leo Futsal Club (Armeni) dhe Wrexham Futsal Club (Uells).