Fatih Erel
28 Tetor 2015•Përditësim: 29 Tetor 2015
GJENEVË (AA) - Deklarohen 7 kandidatët të cilët do të garojnë për president të FIFA-s. Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, princi jordanez, Ai bin el-Huseyin, kryetari i Federatës të Futbollit të Liberisë, Musa Bility, ish-zëvendës sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Champagne, biznesmeni i njohur nga Afrika, Jugore Tokyo Sexwale dhe kryetari i Konfederatës së Futbollit të Azisë, Shejh Salman bin Ibrahim el-Halife, janë 7 persona që kandidojnë për president të FIFA-s, raporton Anadolu AGency (AA).
Në deklaratë u theksua se kandidatura e Platin-it nuk do të vazhdojë për shkak të përjashtimit të tij nga futbolli, por në rast se i mbaron dënimi para zgjedhjeve, kandidatura e tij do të vlerësohet nga FIFA.
Zgjedhjet presidenciale të FIFA-s do të mbahen në qytetin zviceran Zyrih më 26 shkurt 2016.
2 milionë franga zvicerane të cilat janë transferuar në llogarinë e Platin-it në viti 2011 shkaktuan qe ai të marrë dënim përjashtimi 90 ditor. Ai theksoi se paratë janë nga viti 1998-2002 kur ai ka shërbyer si këshilltar i presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter. Platini i cili është akuzuar se pse pagesa është bërë pas 9 viteve, mbrojti veten se marrëveshjen me Blatter nuk e ka bërë me shkrim, por në mënyrë verbale.
Në kuadër të padisë për korrupsion që u bë në SHBA, zyrtarë të lartë të FIFA-s në operacionet të bëra në Zyrih më 27 maj ishin paraburgosur për shkak se kanë pranuar ryshfet dhe kanë pastruar para. Blatter në kongresin që u mbajt më 29 maj u zgjodh për të pestën herë dhe ka shkaktuar reagim në publik, ndërsa katër ditë pas zgjedhjes së tij dha dorëheqje.