Bedrudin Brlyavac
28 Tetor 2015•Përditësim: 29 Tetor 2015
PARIS (AA) – Donato Di Campli, agjenti i mesfushorit të Paris Saint-Germain (PSG), Marco Verratti tha se klienti i tij vlen 100 milionë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).
Verratti në vitin 2012 nga Pescara erdhi në PSG, për të cilën deri tani ka luajtur 131 ndeshje dhe ka shënuar tre gola.
Agjenti i tij konsideron se Verratti vlen 100 milionë euro sikurse edhe futbollisti i Juventusit Paul Pogba, të cilin e kërkojnë shumë klube evropiane.
“Kohë pas kohe dëgjoj se Pogba vlen 100 milionë euro. Mendoj se edhe Verratti vlen po aq. Kemi parë çfarë shuma janë harxhuar për futbollistë jashtë vendit, ndërsa Verratti momentalisht është futbollisti më i mirë Italian”, tha agjenti futbollistik për mediat franceze.
Ai më tej theksoi se Verratti dëshiron të qëndrojë në PSG, duke shtuar se është shumë me rëndësi që bota e futbollit të kuptojë, siç tha, “vlerën e tij të vërtetë”.
Mediat franceze theksojnë se Di Campli po tenton të negocojë me drejtorinë e PSG-së për kontratën e re të Verratt-it, me të cilën 22 vjeçari do të merrte gjashtë milionë euro në sezon.