Sport

Pogba: United në krye me Solskjaer shënon rezultate të shkëlqyeshme

Pogba tha se Manchester United në krye me Solskjaer shënon rezultate të shkëlqyeshme

Ayhan Şimşek  | 21.03.2019 - Përdıtësım : 25.03.2019
Pogba: United në krye me Solskjaer shënon rezultate të shkëlqyeshme

Berlin

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba deklaroi se dëshiron që trajneri i tanishëm i "djajve të kuq" Ole Gunnar Solskjaer edhe më tej të drejtojë klubin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aktualisht Solskjaer është në rolin e ushtruesit të detyrës ndërsa në Old Trafford janë duke pritur për një kontratë reale.

Pogba në një bisedë për "Sky Sport" tha se United në krye me Solskjaer shënon rezultate të shkëlqyeshme.

"Sigurisht dua të mbetet trajner. Rezultatet deri më tani ishin të shkëlqyeshme. Kemi marrëdhënie shumë të mira me të, por dhe ai ka marrëdhënie shumë të mira me lojtarët. Kur lojtari është i lumtur, ai dëshiron ta mbajë të lumtur. E njeh klubin, ai di gjithçka për klubin", ka thënë Pogba.

Francezi është një nga lojtarët, forma e të cilit ndyshoi dukshëm kah e mira që kur Solskjaer mori klubin.

"Ai është një trajner i lumtur dhe kjo u jep vetëbesim lojtarëve. Kjo na jep lirinë të luajmë dhe të shijojmë futbollin përsëri ndërsa këtë e kishim humbur më parë, së bashku me rezultatet. Ndoshta kishim humbur vetëbesimin, ndoshta gjërat shkuan në drejtimin e gabuar. Kishte shumë fjalë jashtë klubit me të cilat nuk ishim mësuar", tha mesfushori duke shtuar së më e rëndësishme është t'i përkushtohen të ardhmes.

"Nuk dua aspak të flas për të kaluarën. Dua të flas për të ardhemen pasi kjo është më e rëndësihme. Tani jemi më të mirë dhe rezultatet janë briliante. U kthyem në katërshën e ekipeve më të forta", ka thënë Pogba.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın