Mutlu Demirtaştan
29 Shkurt 2024•Përditësim: 01 Mars 2024
Futbollisti francez dhe lojtari i Juventusit, Paul Pogba është suspenduar për 4 vite për shkak të testit pozitiv të dopingut, transmeton Anadolu.
Agjencia italiane ANSA raporton se suspendimi i Pogba-s u bë pasi u gjet një nivel i lartë i testosteronit në kampionin e marrë pas një ndeshje të ligës kundër Udineses në gusht 2023.
Pogba doli pozitiv për doping në shtator dhe tetor të vitit të kaluar ndërsa paraqitja e tij e fundit me fanellën e Juventusit ishte më 3 shtator kundër Empolit.
Pogba pritet të apelojë vendimin e Organizatës Italiane Anti-Doping (NADO) duke paraqitur një kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv (CAS).