Can Erözden
26 Korrik 2022•Përditësim: 27 Korrik 2022
Mesfushori francez Paul Pogba (29) ka pësuar lëndim të gjurit disa javë pas ardhjes në Juventus, njoftoi të hënën klubi italian, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Pasi u ankua për dhimbje në gjurin e djathtë, Paul Pogba iu nënshtrua ekzaminimeve radiologjike që zbuluan lezion të meniskut”, thuhet në njoftimin e Juventusit.
Juventusi njoftoi se francezi “do të kalojë konsultime specialiste ortopedike” për disa orë me qëllim që të vazhdojë kurimin, nga ana tjetër 29 vjeçari nuk do të udhëtojë me ekipin në Dallas dhe Teksas.
Klubi momentalisht është në turne parasezonale në SHBA.
Juventusi konfirmoi se nga Kalifornia niset në Teksas, ku të martën do të zhvillohet ndeshja miqësore ndaj Barcelonës.