Emre Doğan
10 Mars 2017•Përditësim: 10 Mars 2017
STAMBOLL (AA) - UEFA ka filluar një hetim disiplinor në lidhje me ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e raundit të tetës së finales në Ligën e Kampionëve, mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar në ueb faqen e UEFA-s, konfirmohet se ka nisur hetimi për shkak të ngjarjeve të shkaktuara nga ana e tifozëve në ndeshjen kthyese mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain. Në këtë ndeshje Barcelona ishte kualifikuar në çerek finale me rezultatin 6-1.
Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA rastin do ta trajtojë më 23 mars.