Emre Doğan
03 Gusht 2017•Përditësim: 04 Gusht 2017
STAMBOLL (AA) - Kryesia e Ligës së Parë të Futbollit të Spanjës (La Liga), njoftoi se nuk kanë pranuar klauzolën e lirimit të Neymar-it në vlerë prej 222 milionë euro të sjellur nga avokati i tij, futbollisti i cili është në axhendën e transferimit të Paris Saint-Germain, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat spanjolle, klauzola e lirimit të futbollistit 25 vjeçar në vlerë prej 222 milionë euro është refuzuar.
Pohohet se La Liga e ka bërë këtë gjest se është në kundërshtim me rregullat e 'fair-play' financiar.
Në njoftimin e bërë nga klubi i Barcelonës, ishte theksuar se Neymar ka dorëzuar kërkesën e tij për ndarjen nga klubi.