Can Erözden
23 Korrik 2020•Përditësim: 23 Korrik 2020
West Ham United do të vazhdojë të luajë në Premier Ligën angleze sezonin e ardhshëm pas barazimit ndaj Manchester Unitedit, transmeton Anadolu Agency (AA).
West Ham United kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë në "Old Trafford" kur sulmuesi Michail Antonio shënoi nga penaltia.
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Mason Greenwood shënoi golin e barazimit në minutën e 51-të me një gjuajtje në zonën e rreptësisë duke mposhtur portierin, Lukasz Fabianski.
Ndeshja e javës së 37-të përfundoi 1:1, rezultat ky që i mundësoi "Çekanët" të shpëtojnë nga rënia.
West Ham aktualisht është në vendin e 15-të me 38 pikë.
Manchester United është në vendin e tretë me 63 pikë në renditje dhe garon për plasman në UEFA Ligën e Kampionëve.
Sezoni 2019-2020 i Premier Ligës angleze do të përfundojë të dielën.