Dejan Maksimoviç
11 dhjetor 2015•Përditësim: 12 dhjetor 2015
LONDËR (AA) – Tani jemi në Ligën e Evropës dhe duhet të fitojmë këtë garë, ka thënë Louis van Gaal, menaxheri i Manchester United-it për mediat britanike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas eliminimeve të Ligës së Kampionëve trajneri holandez përballet me kritika të shumta nga simpatizuesit e klubit, por edhe tërë opinionit britanik. Përgjigjja e tij pasoi sot kur tha se Liga e Evropës nuk është garë e nivelit më të ulët siç mendojnë shumë në ishull, dhe se do të ishte i lumtur nëse do ta fitonte trofeun. Disa e kanë pyetur van Gaalin se a do të ishte i lumtur nëse do të fitonte vetëm Ligën e Evropës këtë sezon.
"Për juve kjo është vetëm. Nuk mendoj në këtë mënyrë. Tashmë kam patur mundësi të fitoj Ligën e Evropës gjatë sezonit tim të parë me Ajaxin, dhe isha shumë krenar për këtë sukses. Për mua ‘Euroliga’ është një garë e madhe. Tani jemi në këtë garë dhe duhet ta fitojmë. Kjo nuk është e lehtë aspak. Mund të them, por askush nuk dëshiron të më dëgjojë. Nuk dëgjojnë sepse klubi siç është United ka për detyrë të fitojë", ka thënë van Gaal.
Trajneri holandez, i cili gjatë verës ka shpenzuar para të shumta në përforcime, u tha kritikeve të tij që kanë ambiciet joreale.
"Duhet të analizoni gjendjen e tanishme në klub, dhe nuk mund të krahasoni këtë me atë çka ndodhi 10 vjet më parë. Në atë periudhë futbolli ka evoluar dhe shumë gjëra kanë ndryshuar", konsideron van Gaal.
Para Manchester Unitedin është ndeshja me Bournemouth të shtunën, dhe van Gaal ka probleme të mëdha me zgjedhjen e formacionit startues, sepse nuk mund të llogarisë nëntë lojtarë. Të lënduar janë Wayne Rooney, Chris Smalling, Matteo Darmian, Phil Jones, Marcos Rojo, Ander Herera, Luke Shaw dhe Ander Herrera, ndërsa Bastian Schweinsteiger është pezulluar me tre ndeshje.
United pas 15 xhirove të luajtura ndodhet në vendin e katërt me 29 pikë, tre më pak nga lideri Leicester City.