Dejan Maksimoviç
19 dhjetor 2015•Përditësim: 19 dhjetor 2015
MANCHESTER (AA) – Nëse sot Wayne Rooney del në fushën e "Old Trafordit" në ndeshjen kundër Norwich, do të hyjë në historinë e Manchester United-it si futbollisti i dhjetë i cili luajti 500 ndeshje për këtë klub, raporton Anadolu Agency (AA).
Louis van Gaal, tranjeri i Mancherster United-it, konfirmoi se Rooney u rikuperua nga lëndimi do të konkurojë për përbërjen e ekipit. Në tre ndeshje të kaluara, që sulmuesi me eksperiencë i lëshoi, Manchesteri dy herë humbi dhe një herë mbeti në barazim. Kështu që mund të pritet që van Gaal ta fusë në lojë kundër "kanarinëve". Përveç kthimit të Rooneyt, strategun holandez e gëzon rikuperimi edhe të disa lojtarëve të tjerë.