Bakir Tiro
05 Janar 2016•Përditësim: 05 Janar 2016
LONDËR (AA) – Drejtoria e klubit të futbollit Manchester United për transferimin eventual të Gareth Bale është e gatshme t’i paguajë Real Madridit 150 milionë paund, raporton Anadolu Agency (AA).
Pakënaqësia e Bales në “klubin mbretëror” është rritur për shkak të pushimit të djeshëm të trajnerit Rafael Benitez, dhe sipas shkrimeve të “Times” ekziston mundësia e braktisjes së Real Madridit këtë dimër.
Për shërbimet e tij sërish janë kapur United, të cilët Bale-s dëshirojnë t’i ofrojnë rrogë javore në vlerë prej 300 mijë paund, dhe me këtë do të bëhet lojtari më i paguar në Premier ligën angleze.
Në garë për nënshkrimin e Bale mund të kyqen edhe Manchester City dhe Chelsea, theksojnë mediat britanike.